Lajmet e fundit

Ilir Mirena: Albini e Vjosa, nuk keni ide se çka janë në gjendje të prishin, siç e prishen edhe këtë festë të pavarësisë…

Gazetari Ilir Mirena duket se është irrituar me fjalimet e krerëve të shtetit gjatë seancës solemne për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.Ai ka shkruar se “K’ta fmije qe s’po rriten kurre, Albini e Vjosa, edhe festen e pavaresise ta prishin…”

 

Poashtu, edhe analisti Shkodran Ramadani e ka komentuar paraqitjen e tyre:
Albin Kurti ne fillim te fjalimit te tij tha se “dallimet tona politike duhet t’i leme anash ne kete dite”, por sot e filloi rishkrimin e historise i motivuar saktesisht nga dallimet politike. Aq thelle penetron urrejtja ne damaret e tij, sa nuk e permendi as Ismail Qemailin sepse pastaj do te duhej ta permendte edhe Hashim Thaçin.

 

Kaq i helmuar eshte nga inferioriteti i vulosur ne minirolin e tij historik dhe nga megalomania perjetesisht e papermbushshme mesianike. Sa Hashim Thaçi ka qene pjese e politikes ne Kosove, e kam kuptuar deri diku Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin qe te mos e permendin emrin e tij krahas shpalljes se pavaresise se Kosoves.

 

Rivalet politike jane ne gare per pushtet dhe mund te mos ua njohin meritat njeri-tjetrit. Mirepo, sot kur Thaçi nuk eshte me pjese e politikes, mospermendja e emrit te tij nga Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani nuk eshte me thjesht ceshtje e rivalitetit politik. Eshte perpjekje inkuizitive per te shlyer emrin e tij nga historia dhe tentative e deshperuar – por malinje – per ta shperfytyruar fizionomine e saj.

 

Jeni perçares. E per kete nuk ka mirekuptim. Dita juaj ka ardhur, por edhe do te shkoje pa lene gjurme lavdie sepse per dallim prej atyre qe bene histori, ju nuk keni trashegimi per t’u mbajtur ne mend.