Lajmet e fundit

Ambasadori Ukrainas Kërkon Nga Vuçiqi Ta Dënojë Sulmin E Rusisë, Thotë Se E Njeh Kosovën Si Pjesë Të Serbisë…

 

Ukraina dhe populli i saj presin që Serbia të dënojë vendimin e djeshëm të Federatës Ruse, tha ambasadori në largim i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandroviq.
Ai këtë kërkesë e bëri në mediumin serb H1 mëngjesin e së martës, raporton Danas.

 

Aleksandroviq iu është shprehur Vuçiqit, meqë ky i fundit tha se Serbia mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës.“Kjo është e mrekullueshme, sepse Ukraina respekton sovranitetin territorial të Serbisë, përfshirë Kosovën.

 

Por është e rëndësishme që të hidhet hapi i dytë, sepse sjellja e djeshme e Putinit është drejtpërdrejt kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ai.

 

Ai iu referua deklaratës së mbrëmshme të Vuçiqit, i cili tha se këto ngjarje po shkatërrojnë të gjithë arkitekturën politike dhe të sigurisë në botë.