Lajmet e fundit

Në prag të luftës së 3 botërore?! Ja veprimi i fundit që Erdogan ka bërë kundër Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Vlodomyr Zelensky, ka reaguar pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Reccep Tayip Erdogan.

 

Zelensky shkruan në Tëitter se Erdogan ka marrë vendim që të mos lejojë kalimin e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi dhe se i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake dhe humanitare.

 

“Këto janë shumë të rëndësishme për ne sot. Populli i Ukrainës nuk do t’ua harrojë këtë”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Zelensky.

 

Aktualisht, rusët po tentojnë të marrin Kievin duke synuar fillimisht rrethimin e tij. Forcat ruse ndodhen pak kilometra nga Kievi, ndërkohë që në jug kanë avancuar më shumë duke marrë tashmë qytetin e Melitopolit.

 

Në veri-lindje janë përreth Kharkivit, kurse në lindje nuk shihet ndonjë avancim i dukshëm përtej linjës së kontaktit me rebelët pro rusë.