Lajmet e fundit

Ballkani i Hapur!Nuk i kemi ditur lidhjet e Serbisë me Rusinë!

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç, prezantoi konkluzat e arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me krizën në Ukrainë.

 

Në konkluzion thuhet se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.Por në konkluzione operacionet ruse nuk u quajtën pushtim i Ukrainës, gjë e cila është qëndrim i vendeve evropiane.Kryeministri Rama nuk e sheh rrezikon që kriza e Ukrainës të zhendoset në Ballkan.

 

Sa i takon Ballkanit të Hapur dhe mundësisë për rishikimin e marrëdhënieve me Serbinë pas qëndrimit të saj neutral përballë ofensivës ruse, Rama tha se situata do të shihet hap pas hapi në kordinim me partnerët dhe se nuk ka asnjë arsye për tu ngutur në këtë drejtim.

 

Rama: Sa i përket Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri. Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo infimacioni për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur e kemi nisur këtë proces, nuk kemi pritur të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë.

 

Në informacionin paraprak që kam marrë, kemi shumë gjëra për të parë jo vetëm në raport me Serbinë por si do zhvillohet ky proces pasi jemi në kushtet kur nga ora në orë, mos e dhëntë Zoti por mund të shohim lidershipin e zgjedhur të Ukrainës demokratikisht të vrarë ose të marrë peng.

 

Mund të shikojmë vendosjen e një qeverie kukull atje, mund të shikojmë një vend që kalon në një botë tjetër komplet duke u kontrolluar ushtarakisht. Nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve dhe do të duhet të shikojmë dinamikat si do sillen vendet e Aleancës, BE, SHBA me vendet e tjera që janë neutrale, me dy këndvështrime.

 

Nuk kemi asnjë arsye të ngutemi. Ballkani i Hapur nuk është projekt i krijimit të ndonjë organizate apo organizmi ndërkombëtar në rajon si një BE e vogël, aq më pak është krijimi i një Jugosllavie të re. Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të përputhur miqësitë, për të bërë Serbinë aleate të SHBA dhe për të pasur një pozicion si ne Serbia ndaj Moskës. Ne nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës, as nuk na ka shkuar në mend kjo gjë.

 

Nga ana tjetër nuk jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëjë këtë. Marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të Hapur janë marrëdhënie strategjike, rajonale, komplet pragmatike për të shmangur konfliktin i cili do ti bënte një dëm të paparë rajonit.

 

Pastaj sa Rusia mund të të hyjë deri në rajonin tonë dhe mund të përdorë përpara sesa Serbinë, Republikën Sërpska në Bosnjë apo të tjera forca proruse deri afër fare, janë për tu parë, nuk kemi pse të bëjmë spekulime. Janë të gjitha gjëra të diskutuara sot. Ballkani i Hapur është shumë më tepër sesa një projekt lokal, Ballkani i Hapur është një projekt i mbështetur shumë fort nga SHBA dhe është një projekt që mbështet nga shumë aleatë dhe partnerë, nuk e ka më atë kundërshti që kishte. Do ti diskutojmë të gjitha me të gjithë, do të shikojmë rrugës se çfarë do të bëjmë por për momentin nuk shoh asnjë problem për tu shqetësuar.