Lajmet e fundit

Mirë Se Vini Në F,ERR”, Ushtria Furnizohet Me Armën Shkatërruese, Ministria E Mbrojtjes Ukrainase Mesazh Rusëve

Mirë se vini në FERR”, ushtria furnizohet me armën shkatërruese, Ministria e Mbrojtjes ukrainase mesazh rusëve

 

“Mirësevini në ferr”. Ky është mesazhi që Ministria e Mbrojtejes ukrainase i ka dërguar Rusisë, pasi ushtria ukrainase u furnizua me armën britanike NLAW.

 

“Forcat e Armatosura tokësore të Ukrainës raportojnë: Batalionet e Mbrojtjes Territoriale të Kievit morën NLAW. Mirë se vini në ferr”, shkruan në rrjetet sociale Ministria e Mbrojtjes.

 

NLAW është një armë e fuqishme anti-tank që tashmë është edhe në duart e ushtrisë ukrainase, e cila do të ketë një mundësi më shumë për të zmbrapsur sulmet ruse