Lajmet e fundit

Vendimi që lumturoi Zelensky-n: Faleminderit Erdogan, faleminderit Turqi!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në Twitter se Turqia ka vendosur të ndalojë anijet ruse të kalojnë nëpër detet e saj, Bosfor dhe Dardanele, të cilat janë lidhja ujore e Detit të Zi me pjesën tjetër të botës.

 

“Falenderoj mikun tim, Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e fortë.
Ndalimi i kalimit të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën do të thotë shumë për ne sot. Populli ukrainas nuk do ta harrojë kurrë këtë!”, shkroi Zelensky në Twitter.

 

Raportohet se Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky.Një deklaratë nga zyra e komunikimit e presidencës së Turqisë tha se Erdogan dhe Zelensky kishin diskutuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit.

 

Gjatë bisedimeve, Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për qytetarët e Ukrainës që humbën jetën në sulmin rus dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

 

Erdogan tha se ata po përpiqeshin të shpallnin një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që Ukraina të mos pësonte dëme të mëtejshme dhe të parandalonte humbje të mëtejshme jetësh.