Lajmet e fundit

Krasniqi Thumbon Kurtin: 100 Milionët Që Ia Ndau KEDS-It Kanë Mundur Të Shkojnë Për Sigurinë Dhe FSK-Në

Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK nuk e ka fajësuar Kryeministrin për krizën sepse nuk ka qenë faji i tij një krizë globale, por faji i tij ka qenë menaxhimi i situatës.

 

“Kur shtetet e rajonit merrnin masa në lidhje me këtë çëstje, zotëri Kurti nuk na dëgjonte. Më mirë do të ishte që këto 100 milionë euro ti jepnim për sektorin e sigurisë, për FSK-në, sesa me ja dhanë KEDS-it.”, ka thënë Krasniqi.

 

Më tej, ai ka thënë se ZRRE ishte instrument i Kryeministrit Kurti dhe kjo është dëshmuar përmes veprimeve të tyre.

Advertisement

 

“Komentet tona kanë qenë të qarta. Ne kemi kërkuar qysh në fillim të nëntorit që të hiqet TVSH-ja. Hera e parë në histori të institucioneve të pavarura të Kosovës, që na njofton ne se çfarë do të bëjë Qeveria, pa vendosë akoma Qeveria. Asnjë deklaratë nga Qeveria nuk ka pasur më herët. Çka tregon kjo? Se ZRRE e ka bërë një raport bashkë me Ministrën e Ekonomisë dhe Kryeministrin.”, ka thënë Krasniqi.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Kryetari i PDK-së, ndër të tjera, ka thënë se vendimi për ndalimin e rritjes së çmimeve do të duhej të niste nga çmimi i rrymës

Advertisement
Advertisement