Lajmet e fundit

Vucic habit gjithe boten me veprimin e fundit, ia kthen shpinen dhe në çastin e fundit reshtohet me Perëndimin…

Vucic habit gjithe boten me veprimin e fundit, papritmas ndryshon ane dhe reshtohet me Zelinskin kunder Putin

 

Serbia ka votuar pro rezolutës së OKB-së që i bën thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën dhe të tërheqë të gjithë trupat. Presidenti ukrainas Zelenskyy ka publikuar listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus.

 

141 shtete kanë votuar pro rezolutës. 5 shtete kanë votuar kundër ndërsa 34 kanë abstenuar.Pesë shtetet që votuan kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.

 

Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sul mi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës.Kyslytsya shtoi: “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai.