Lajmet e fundit

Epoka e dronëve “Bayraktar”, ku Vjosa Osmani vizitoi këtë fabrikë: Të lirë, efikas, por s’mund të përdoren kundër Turqisë

Ditë më parë, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, vizitoi këtë fabrikë. Ka postuar foto me drejtuesit e saj.
Fillimisht në Nagorno Karabakh, ku më 2020 u luftua mes Azerbajxhanit e Armenisë dhe tash në Ukrainë, dronët turq “Bayraktar TB2” po tregohen tejet efikas për të eliminuar caqet e armikut.

 

Edhe më të mirë bëhen kur kuptohet se janë relativisht të lirë për dallim me dronët tjerë. E edhe më të mirë, pasi kontrollohen nga larg, pra nuk kanë pilot.Sipas të dhënave, kushtojnë mes 1 e 2 milionë euro për prodhim, ndërkohë që shiten rreth pesë milionë euro, shumë më lirë se për shembull një helikopter që nuk ka aftësinë sulmuese të tij.

 

Falë dronëve turq, Azerbajxhani pati një avantazh të madh në luftën e vitit 2020 kundër Armenisë në Nagorno-Karabakh, duke i shkaktuar dëme të mëdha Armenisë. Gjitha sulmet xhiroheshin nga kjo fluturake dhe më pas postoheshin në rrjete sociale.
Njëjtë po ndodh edhe në Ukrainë. Ushtria ukrainase besohet se disponon me 18 dronë “Bayraktar Tb2”, të blerë më 2019. Me ta, ushtria ukrainase thotë se ka shkatërruar numër të madh të pajisjeve ushtarake ruse.

 

Së fundi, shkatërroi edhe një tren që po barte naftë për furnizim të tankeve ruse në brendësi të Ukrainës.
Karakteristikat e “Bayraktarit”
Droni është vetëm 6.5 metra i gjatë, me një hapje krahësh prej 12 metra dhe një motor me 100 kuaj fuqi. Ai ka aftësinë të shkatërrojë forcën ushtarake kundërshtare edhe për shkak të gjurmës së tij të vogël në radar, kryesisht kalon pa u vënë re.
Shpejtësia maksimale e Bayraktarit është 220 kilometra në orë dhe është në gjendje të mbajë një sërë armësh vdekjeprurëse nga arsenali turk, nga bombat precize MAM, raketat me rreze të gjatë veprimi L-UMTAS dhe raketat e drejtuara me laser TUBITAK-SAGE Bozok.

 

Bayraktar TB2 fluturon kryesisht në një lartësi prej 5.000 metrash. Mund të qëndrojë në ajër deri në 24 orë. Ka një ngarkesë relativisht të vogël prej 150 kilogramësh, por nuk mund të pritet më shumë duke pasur parasysh fuqinë e motorit dhe madhësinë e dronit.
Të punuar për të mos sulmuar caqet turke

 

Turqit pretendojnë se dronët nuk mund të përdoren kundër ushtrisë së tyre, pra se dronët kanë të instaluar një sistem që i pengon ata të sulmojnë caqet turke.
Imunitet i dobet rrezik i madh. Si mund ta forcojmë imunitetin?
mjekesia.comRekomanduar nga boost.al
Imunitet i dobet rrezik i madh. Si mund ta forcojmë imunitetin?

 

Kompania turke Baykar ka instaluar një ndërprerës që kontrollohet nga distanca.Turqit thonë se çdo “gërmim” brenda dronit për të modifikuar në këtë aspekt, rezulton me dëme të mëdha dhe bëhet i papërdorshëm.
I dëshmuar në luftëra

 

Bayraktar tregoi forcën për herë të parë në vitin 2020, kur turqit shkatërruan 73 automjete ushtarake të Sirisë. Më pas, ndodhi buja më e madhe e tij – aplikimi i famshëm në luftën për Nagorno Karabakh, kur ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi tanke të shumta armene dhe automjete të tjera ushtarake.

 

Në vitin 2019, Ukraina bleu 12 njësi të tilla, e më pas edhe 6. Ndërkohë ra dakord me prodhuesin turk për prodhimin edhe të 48 dronëve në territorin e saj.Sot, në luftën me Rusinë, TB2 është një nga armët taktike më të rëndësishme të ushtrisë ukrainase, e cila po u shkakton humbje të mëdha forcave ushtarake ruse.

 

Ditë më parë, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, vizitoi këtë fabrikë. Ka postuar foto me drejtuesit e saj. Arsyet e vizitës nuk janë zbuluar.