Lajmet e fundit

Ktheni Integritetin, Anuloni Pavarësinë E Kosovës Dhe Bisedojmë”

Kreu i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq për “RTS” tha se Serbia nuk ka interes harmonizimin e politikës së saj me perëndimin apo lindjes po për në interesin e saj – kush kërkon të vendosim sanksione kundër Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë, ngjarjet rreth Ukrainës kushtëzojnë fushatën zgjedhore, transmeton “Bota Sot”.

 

“Ne jemi në situatë ku na kërkohet të mbajmë anën dikujt, secili ka interesat e veta, logjikisht edhe Serbia. Ne nuk kemi interes të harmonizojmë politikën me pritjet në lindje a perëndimor sipas interesave tona, respektojmë Brukselin po harmonizimi i politikës do bëhet shkallë –shkallë” tha Daçiq.

 

A do pranohemi në BE nesër shtoi Daçiq “Nëse na thonë se nesër hyjmë në BE për të harmonizuar politikat, jo ata thonë në 10, 20 vitet e ardhshme, epo mirë edhe në për aq kohë harmonizojmë politikën. A do të tërheqin njohjen e Kosovës? A do vazhdojnë shkeljen e integritetit territorial, që ne të vendosim sanksione shtetit që më së shumti mbron interesat tona kombëtare edhe shtetërore “, pyeti Daçiq.

 

Ne shtoi ai respektojmë integritetin territorial, por ne nuk e shkelim atë. Sipas tij “kjo është hipokrizi dhe e papranueshme”, sepse kush kërkon vendosje të sanksioneve kundër Rusisë nuk është kundër Rusisë po kundër Serbisë.
“Ktheni parimin e integritetit, anuloni pavarësinë e Kosovës edhe bisedojmë”

 

“Ata nesër do na kërkojnë që Kosova të pranohet në NATO e pastaj edhe në OKB, Kujt do i drejtohemi pastaj ne Rusisë? Nëse vendosim sanksione kujt të i drejtohemi, ktheni parimin e integritetit, anuloni pavarësinë e Kosovës edhe bisedojmë” tha ai.
Daçiq përmendi faktin se Shqipëria harmonizoi qind për qind politikën e saj me atë të BE-së por nuk ka marr fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

 

“Vuçiq është nën presione të mëdha, sikur në këshillin e sigurimit kombëtar, ai konsideron jo të mirë shkeljen e integritetit të Ukrainës, por jemi dëshmitar se ata që sulmojnë Rusinë kanë shkel integritetin tonë dhe na kanë bombarduar. Nuk mund të quhet agresioni ndaj nesh “ engjëll mëshirues”e invadimi rus brutal se këtu nuk ka pastaj parime” tha ai.
“Ne bëjmë politikë për interesat tona” duke shtuar se nuk duam të jemi “pion të lindjes apo perëndimit”, ne kemi vdekur mjaftueshëm për dikw, duhet të kemi kujdes në interesat tona.

 

Ambasadorët e Kuintit thonë se nuk mund të ndikojnë në Kurtin.”Kurti është superfuqi si Putin. Kush mund të ju ndalojw serbëve votimin në Kosovë, nëse Kuinti edhe NATO nuk mund të ndikojnë. Deri kur do na gënjejnë? Kjo është hipokrizi dhe me Serbinë nuk mund të silleni ashtu, ne nuk premë degën në të cilën qëndrojmë vetë” tha Daçiq.

 

Daçiq tha se i vjen keq për ukrainasit se bëhet fjalë për popull vëlla. “Ne na kërkohet vendosje ekspres e sanksioneve kundër Rusisë. Kur Hitler hyri në Ukrainë, ShBA-të nuk shpallën luftë, kur Hitler sulmoi Rusinë, ShBA-të ishin neutrale” tha ai.

 

Asnjë fuqi nuk do lejonte që NATO t`i afrohet tek muret e Kremlinit bie fjala.
“Ne bashkë-ndjejmë me vuajtjet, mbrojmë parimin e integritetit territorial, por duhet të mbrojmë interesat tona. Nëse mendoni se tash duhet të vendosim sanksione Rusisë, kjo do të thotë se Kosova do të pranohet në OKB” tha Daçiq.