Lajmet e fundit

“Dora e Vdekjes”/ Arma me të cilën Putini mund të shfarosë të gjithë Perëndimin…

Në valën e tensioneve dhe kërcënimeve të Putinit kundrejt vendeve perëndimore se mund të përdorë armët bërthamore, mediat ndërkombëtare kanë rikujtuar se tre vjet më parë Putini përmirësoi një nga armët bërthamore më të fuqishme në planet.

 

E njohur si “Dora e Vdekjes” dhe “Perimetri”, sistemi i armëve mendohet të jetë mekanizmi përfundimtar mbrojtës i Kremlinit nëse ndodh Lufta e Tretë Botërore.

 

Ekziston vetëm një sistem “Dead Hand” në botë dhe ekzistenca e tij u konfirmua në vitin 2011 nga komandanti i atëhershëm rus Sergei Karakaev.

 

“Po, sistemi Perimetër ekziston edhe sot”- deklaronte ai në atë kohë. Askush nuk di për vendndodhjen e saktë të këtij mekanizmi armësh vdekjeprurëse, ndonëse ka hipoteza se mund të jetë vendosur në nëj bunker të thellë në jug të Moskës.

 

Pajisja është projektuar në mënyrë të tillë që Moska të kundërpërgjigjet edhe nëse struktura e komandës shkatërrohet e para nga sulmet kundërshtare.