Lajmet e fundit

Gjithçka po merr fund, Erdogan ia mer “çelësat” Macronit për t’i dhënë fund çështjes së tensioneve luftarake të Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia nuk mund të tërhiqet nga marrëdhëniet me Rusinë dhe Ukrainën, teksa ka kritikuar përpjekjet diplomatike të Perëndimit ndaj Moskës, pasi që sipas tij, kanë arritur fare pak sukses.

 

Duke folur me gazetarë gjatë kthimit nga vizita në Afrikë, Erdogan ripërsëriti gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe tha se Turqia si vend anëtar i NATO-s që ka raporte të mira më të dy vendet, do të ndërmerrte hapa që nuk do të dëmtonin raportet bilaterale të saj,

 

“Është e pamundur për ne që të zgjedhim në mes tyre. Qëllimi ynë që ne të marrim hapin e tillë që, dashtë Zoti, të zgjedhim problemin pa e dëmtuar palën tjetër”, citohet të ketë thënë presidenti turk.

 

Ai bëri thirrje që Ukraina dhe Rusia të vazhdojnë bisedimet dhe tha se NATO duhej të ‘përcaktonte qëndrimin e tij’ pas Samitit të së mërkurës.

 

Njohja e Rusisë ndaj dy regjioneve si vende të pavarura në Ukrainën Lindore ka nxitur reagime të ashpra në Perëndim dhe sanksione ndaj Rusisë.

 

Turqia, e cila kufizohet në Detin e Zi me Ukrainën dhe Rusinë, është shprehur parimisht kundër sanksioneve, por vendimin e fundit të Moskës e ka quajtur si të ‘papranueshëm’.