Lajmet e fundit

Vjen dëshmia rrënqethëse nga Ukraina, pasi rusët morën në dorë centralin më të madh në Europë/ Kjo është çmenduri, rrèzikon e gjithë bota

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë u su lmua në orët e para të mëngjesit sot nga u shtria ruse në Ukrainë, duke zgjuar kështu fri kën e një katastrofe si ajo e Çernobilit, e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë.

 

Bëhet fjalë për bomb ardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia. Në lidhje me këtë një banor i zonës thptë për radion e BBC Today, se sulmi i termocentralit është shqetësim jo vetëm për Ukrainën por për gjithë botën.

 

“Është një shqetësim jo vetëm për zonën tonë, por për Ukrainën dhe gjithë botën, pasi është një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë me sa di unë. Është çmenduri, nuk kam fjalë, bota duhet të bëjë diçka për këtë”, tha banori për BBC.

 

Ndër të tjera ai tha se ka miq dhe të afërm në Rusi dhe tha se njerëzit atje janë të ndarë në dy grupe, grupi që iu është bërë lavash truri nga propaganda e Putin dhe grupi që është kundër l uftës dhe pushtimit rus. Udhëheqësit botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pas sulmit në një termocentral bërthamor, shkruan BBC.