Lajmet e fundit

“S’ka Republikë Serbe Në Kosovë, Escobar Dhe Lajcak: Marrëveshjet Duhet Të Zbatohen

Advertisement

 

Në përmbyllje të vizitës në Kosovë emisarët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve i dhanë edhe një herë mbështetje Kosovës sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe. Miroslav Lajçak tha se në Kosovë nuk do të ketë një republikë të dytë serbe, transmeton gazeta ditore.

 

“Kosova është palë e barabartë në dialog, Kosova ka 50% të të drejtës së fjalës që nënkupton se asgjë nuk mund t’i imponohet pa marrëveshje. E dëgjoj shpesh që thuhet se nuk e duam një republikë të dytë serbe, besoj se e kemi bërë shumë të qartë se askush nuk e do një republikë të dytë serbe në Kosovë”.

Advertisement

 

Ndërkaq, i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar tha se modelet e asociacionit duhet të diskutohen mes palëve.“Ajo çka kam thënë kur kam deklaruar se ekzistojnë modele të ndryshme për krijimin e asociacionit është se ekzistojnë modele që nuk dëmtojnë sovranitetin apo funksionalitetin e Kosovës”.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Kjo nënkuptoi që marrëveshja e arritur në 2013 për Bashkësinë e Komunave serbe duhet të bëhet. Megjithatë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa thotë që kanë dhënë propozime në Bruksel.

 

Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet, i lehtësuar apo ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.Lajçak dhe Escobar të mërkurën takuan edhe ambasadorët e QUINT-it dhe filluan vizitën në Serbi./Gazeta Ditore

Advertisement
Advertisement