Lajmet e fundit

Sot e urren gjithë bota/ Putin ka qenë dy herë i nominuar për cmimin Nobel për paqen

Sot ka pus htuar Ukrainën, po kë rcënon botën me a rmë bërth amore dhe mund të çojë botën drejt Luf tës së Dytë Botërore, por Vladimir Putin ka qenë i nominuar 2 herë për çmimin Nobel të paqes!

 

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, erdhi në pushtet në vitin 2000. Që atëherë, administrata e tij ka qenë e mbushur me akuz a për shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas Amnesty International , Putin e ka bërë të dënueshme me ligj kritikimin e regjimit të tij.

 

Përveç kësaj, “Them” shkruan se ai ka vendosur ligje për të kufizuar personat LGBTQ që të martohen dhe jo vetëm. Sipas Këshillit Atlantik , Putin dyshohet gjithashtu se ka h elmuar kundërshtarët. Së fundmi, Alexei Navalny, një kritik i ashpër Putinit, i cili aktualisht ndodhet në burg.

 

Putin është një personazh politik kompleks dhe një njeri që po studiohet për figurën e tij psikolsociale nga inteligjenca amerikane, për shkak të veprimeve të tij të çmendura.

 

Mes disa fakteve mbi jetën e Putinit, ajo që bie në sy dhe askush nuk e beson është ai është nominuar dy herë për Çmimin Nobel për Paqe.

 

Putini bindi presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad që të dorëzonte armët e Sirisë në mënyrë paqësore, në vend të opsionit tjetër të ndërhyrjes agresive, me gjasë për shkak të miqësisë së tij me të. Për këtë, ai u nominua për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014.

 

Ai gjithashtu u nominua për Çmimin Nobel për Paqe rishtazi, në vitin 2021. Nominimi nuk erdhi nga Kremlini, por sipas mediave ruse, disa personazhe publike ruse të udhëhequr nga shkrimtari Sergey Komkov dërguan nominimin në Oslo.