Lajmet e fundit

“Putini është njeri i mirë”, deklarata skandaloze e Behgjet Pacollit

Ndonëse aktualisht është njeriu më i urryer në mbarë botën, ky politikan kosovar e ka quajtur dikur Vladimir Putin si njëri i mirë.

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë për “undispatch” në New York në vitin 2018, në kohen sa ishte Ministër i Jashtëm i Kosovës kishte folur për rusët dhe presidentin Vladimir Putin.

 

Në këtë intervistë ai e ka vlerësuar si njeri të mirë, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 

Pacolli, në këtë intervistë kishte thënë se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm.

 

I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli ka thënë se “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”.