Lajmet e fundit

Baton Haxhiu Shet Bashën..Ai Tha Lulzim Bashën E Kanë Vrarë…

 

Baton Haxhiu, i cili konsiderohet si një nga mbështetësit kryesorë të Kryeministrit Edi Rama në debatet publike, por edhe mbrojtës i Lulzim Bashës në përballjet brenda PD-së, duket se e ka tradhëtuar atë që e konsideronte si Kryetar të partisë më të madhe opozitare.

 

Në debatin e mbrëmshëm në Opinion, ai tha fillimisht se Lulzim Bashën e kanë vrarë. “Nuk ka lider PD. E kanë vrarë,” tha Haxhiu. Sipas tij, Bashën e kanë vrarë analistët, por edhe Sali Berisha, Edi Rama dhe të tjerë.

 

I pyetur për faktin se Basha e ka katandisur PD-në si forcë të tretë, Baton Haxhiu tha se Basha e ka kryer misionin e tij.

 

Realisht e kemi një lider të plakur, që e konsideron veten si fitues. E ka kryer misionin e tij në rrënimin e liderit që e ka mbajtur afër gjithë jetën.

 

Misioni i tij është i përfunduar. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse PD që hyjë në garë zgjedhore. Duhet të hyjë në garë zgjedhore. Lul Bashës nuk i takon më Partia Demokratike.

 

Deri më tani procesi ka qenë një procedurë. Nuk mund t’i themi Lulzim Bashës që të krijojë një parti tjetër,” tha ai.