Lajmet e fundit

Kosova kërkes për antarësohet në NATO/ Vuçiç do ta pësojë edhe më keq…!

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se nuk duhet të krahasohet Kosova e viteve të 90-ta me Ukrainën e sotme.Ai ka thënë se Kosova gjatë këtyre viteve ishte tërësisht e okupuar pa asnjë mekanizëm mbrojtës.

 

Ndërsa, tani sipas tij, Serbia do ta pësonte shumë me keq se Rusia në Ukrainë, nëse do t’ia mësyente Kosovës, pasi situata ka ndryshuar.

 

Reagimi i Talit në Facebook:
Nuk krahasohet Kosova e viteve 90’ta me Ukrainën e sotit.
E kam parasysh mllefin tonë ndaj së kaluarës dhe simpatinë që e ka fituar kryetari i Ukrainës.Por atëherë Kosova ishte tërësisht e okupuar pa asnjë mekanizëm mbrojtës.

 

Po: Kosova e sotit mund të krahasohet me Ukrainën e sotit!
Dhe kjo duhet të jetë mësim për Serbinë.
Po ja mësyu Kosovës do ta pësojë edhe shumë më keq se Rusia në Ukrainë.