Lajmet e fundit

“Putini i friksohet shumë” / A e dini kush është ky njeri për të cilin po flet e tërë bota?

 

Në një mëngjes të ftohtë nëntori, familja e Alexei Navalny-t, udhëheqës i opozitës ruse, u nis rrugës për ta vizituar atë në Repartin Penal numër 2.
Udhëtimi me veturë nga Moska mori rreth dy orë, ndonëse disa pjesë të tij e krijuan ndjesinë e udhëtimit prapa në kohë. Duke dalë nga autostrada nga kryeqyteti rus me teknologji të lartë, rrugët u bënë të prishura. Blloqet e banesave u lëshuan rrugë shtëpizave të drunjta dhe zonjat e moshuara u shfaqën anash rrugës me pallto të rënda, duke shitur perime të bahçeve të tyre, transmeton gazeta ditore.

 

Para portave të bu rgut, bashkëshortja dhe prindërit e Navalny-t bartën disa qese me ushqim në dhomën e pritjes, ku një telefon antik ua mundësoi që rojat t’i njoftojnë për vizitën e tyre. Së shpejti, i bu rgosuri u nxor për t’i takuar ata. Ai dukej thatanik, me kokë të rruar, me një buzëqeshje të kufizuar nga një kapelë e dhënë nga bu rgu.
Dhjetë muaj kishin kaluar nga bur gosja e Navalny-t dhe më shumë se një vit nga koha kur ai gati ishte helmuar për vd ekje me një a rmë kimike. Efektet e saj nuk po shfaqeshin më në sistemin nervor; duart nuk i dridheshin më. “Ai dukej mirë. I pandryshuar”, më tha më vonë bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.

 

Kishte qenë vendim i Navalny-t për të qenë aty. Jo saktësisht në atë b urg, me rojat e qeta dhe dritaret e mbështjella me letër, për ta krijuar përshtypjen, thotë Navalny, sikur je duke jetuar në një kuti këpucësh. Megjithatë, ai e bëri zgjedhjen për t’u kthyer në Rusi, plotësisht i vetëdijshëm për atë se çfarë do t’i bënte me gjasë shteti. Nga ekzili i vet i përkohshëm, ai vendosi gati saktësisht para një viti që të dorëzohej në ndalimin e regjimit që qëndronte i akuzuar se është përpjekur ta vr asë. Helmimi kishte dështuar që ta vriste Navalny-n. Madje as nuk e kishte ndryshuar vërtet.

 

Nga qoshet e barakave të tij, ai ende udhëheq një rrjet të disidentëve të përkushtuar për rrëzimin e Presidentit Vladimir Putin. Udhëheqësit më të lartë të këtij rrjeti janë të arratisur të ligjit rus, ndonëse, për mua, disa nuk ishin vështirë për t’u gjetur përderisa po e raportoja këtë rrëfim. Disa më takuan përderisa ishin duke grumbulluar fonde në Nju Jork ose duke lobuar në Uashington. Të tjerët ma treguan studion televizive, që e kishin ndërtuar në Evropën Lindore, pak jashtë kufijve të Rusisë, për të transmetuar sinjale për miliona ndjekës brenda saj.

 

Përmes tyre, fillova të pranoja një varg letrash të shkruara me dorë nga Reparti Penal numër 2. “Të lutem, jo shumë pyetje”, më tha Navalny në letrën e parë, në tetor të vitit të kaluar. “Këtu nuk ka kohë për të shkruar dhe procesi i marrjes së këtyre fletëve është dërrmues”, shkruhej në letër. Këtë nuk e kupton nga vëllimi i përgjigjeve të tij pasuese, rreth 25 faqe me vija, të mbushura me dorëshkrim të ngutshëm rus. Letra e parë erdhi me një fytyrë të buzëqeshur të vizatuar, sikur disidenti ende po shtonte “emoji” në blogun që e kishte nisur karrierën e tij politike.

 

Komunikimi ynë, që zgjati deri në mesin e janarit, përkoi me një kohë tensionesh në Evropë. Jo shumë kohë pasi familja e vizitoi Navalny-n, Putini e filloi grumbullimin e trupave afër kufirit perëndimor rus, të mjaftueshëm për ta nisur pushtimin e Ukrainës. Administrata e Bidenit u përpoq që t’i minimizonte rusët, duke rezultuar në një mosmarrëveshje të zhytur në ringjalljen e Luftës së Ftohtë. Emisarët e dy superfuqive bërthamore botërore kaluan javë duke shkëmbyer kërcënime e kërkesa. Spektakli e bëri Navalny-n që të mblidhej. “Përsëri e përsëri, Perëndimi bie në kurthat elementare të Putinit. Thjesht ma merret fryma, kur e shoh Putinin duke e tërhequr udhëheqësinë amerikane përsëri e përsëri”, më shkroi ai në një letër që arriti më 14 janar.

 

Në bisedimet e saj me Putinin, strategjia e ShBA-së ka qenë që t’i ofrohet Rusisë një “rrugëdalje diplomatike” përderisa gjithashtu duke bërë të qartë se pushtimi i Ukrainës do të përballej me “kosto të ashpra e dërrmuese”, më tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare si reagim ndaj kritikave të Navalny-t, duke shtuar se ShBA-ja vlerëson se burgosja e tij ka qenë “e motivuar politikisht dhe padrejtësi e madhe”.

 

Pak njerëz e kanë studiuar Putinin aq gjatë ose me aq ngulm sa Navalny. Në letrat e tij, ai mundohet që të sqarojë se çfarë e motivon presidentin rus dhe nga çfarë frikësohet ai. Ajo që ai pretendon nuk është për t’u shqetësuar: dërgimi i forcave të ShBA-së në Evropën Lindore ose gjasa që Ukraina një ditë mund t’i bashkohet aleancës së NATO-s. “Në vend që ta injorojë këtë gjë të palogjikshme, ShBA-ja e pranon agjendën e Putinit dhe vrapon që të organizojë ca takime. Njësoj si një nxënës i frikësuar, që është bullizuar nga një maturant”, shkruan Navalny.

 

Në vend se të thërrasë bisedime ose të ofrojë koncesione, Navalny dëshiron që ShBA-ja t’i bëjë presion Kremlinit nga jashtë përderisa Navalny dhe përkrahësit e tij i bëjnë presion nga brenda. Ai beson se ky kombinim do t’i ndajë elitat përreth Putinit, duke çuar tek ajo që ndjekësve të Navalny-t u pëlqen ta quajnë “Rusia e bukur e së ardhmes”, ajo që është e lirë, demokratike, në paqe me fqinjët e saj dhe me Perëndimin./Gazeta Ditore