Lajmet e fundit

Urimi Prekës I Kryeministrit Rama Për 8 Marsin: Për Nënën Time Në Qiell Dhe…

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat me rastin e “8 Marsit”.

 

Kreu i qeverisë ka bërë një postim në “Facebook”, ku shkruan se një urim i përcjell edhe nënës së tij në qiell, të ndierës Aneta Ramës.

 

“Me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.