Lajmet e fundit

Zot bekoje të voglin/ 11 vjecari ukrainas ec me orë të tëra vetëm për t’i shpëtuar të keqes që po i bën Putini

Ky 11-vjeçar, i cili kaloi kufirin i vetëm nga Ukraina deri në shtetin e Sllovakisë. Në dorë kishte të shënuar një numër telefoni të familjarëve. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë thuhet se stafi i vullnetarëve e ndihmoi të lidhej me të afërmit në Sllovaki.

 

“Erdhi vetëm, sepse prindërit e tij duhet të rrinin në Ukrainë. Vullnetarët e ndihmuan, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë për të ngrënë.

 

Fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij, pa fr ikë dhe me vendosmërinë e një her oi” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

 

Djaloshi ka lënë pas prindërit e tij që të ruanin Ukrainen, e cila ndodhet në një situatë jo të mirë për shkak të ndërhyrjes ruse.

 

Ai mund të mos shihet më me të dashurit e tij, por sërish tregoi një dashuri të madhe për të gjithë që e pritën. E në këtë situatë të pakuptimtë, kush e pëson më shumë? Fëmijët.