Lajmet e fundit

Dalin detajet/ Ja ku është fshehur e dashura e Vladimir Putin bashkë me 4 fëmijët

 

Alina Kabaeva, e dashura e Vladimir Putin dyshohet se fshihet në një shtëpi private në Zvicër së bashku me katër fëmijët e tyre të vegjël.

 

38 vjeçarja dhe Putin mendohet se kanë 2 djem dhe dy vajza binjake 7-vjeçare, të cilët kanë pasaportë zvicerane. “Teksa Putin vret njerëz të pafajshëm në Ukrainë, familja e tij është strehuar në një shtëpi private dhe të sigurt në Zvicër”, tha një burim për Page Six.

 

Romanca mes atletes dhe presidentit rus u përfol për herë të parë në vitin 2008. Në vitin 2015 raportohet se ishte shtatzënë me liderin rus.

 

Ish gjimnastja Kabaeva ka marrë 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian. Arsyeja përse i ka fshehur në një shtëpi private dyshohet se është për shkak të l uftës në Ukrainë që prej më shumë se 10 ditësh është nën pushtimin e forcave ruse.