Gani Geci pavarësisht kritikave në të kaluarën, këtë herë në një emision në T7 e ka lavdëruar rolin e z. Rexhep Selimi para dhe gjatë Iuftës së Kosovës.





Ai ka thënë se pasi është rikthyer e ka shpërndarë Iuftën gjithandej në Kosovë.





“Rexhep Selimi ka pasur kontakte të vazhdueshme me Xhavit Halitin dhe kjo është e vërtetë, në telefonin e bacit Shani gjithë ka folë me Xhavit Halitin, dhe pasi ka ardhur Rexhepi e ka shpërnda Iuftën, na mujna me thanë çkadush, por Rexhep Selimi ishte personi kryesor që e ka shpërnda Iuftën në Kosovë, pa Rexhep Selimin s’ka mujtë me u shpërnda Iufta sepse ai ka shkuar në të gjitha pikat”.





Gjatë intervistës Gani Geci poashtu ka folur edhe për Hashim Thaçin duke treguar se e ka pritur 45minuta një patrullë të policisë për t’a sulmuar por ajo patrullë nuk kishte shkuar dhe më pastaj Thaçi ishte dënuar me 10 vjet burg për v.rasje në tentativë.