“Zvicra ia ‘mërdhinë’ Putinit dhe Lavrovit ” !! Zvicra nuk është më neutrale, ia ngrinë asetet Putinit e Lavrovit.





Zvicra, një destinacion i preferuar i oligarkëve rusë, ka lënë anash traditën e saj si vend neutral dhe ka njoftuar se do të adobtojë sanksionet tashmë të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, shkruan The Guardian.





Pas mbledhjes së qeverisë, presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis tha se vendi i tij menjherë do t’i ngrijë asetet e presidentit rus, Vladimir Putin, kryeministrit rus, Mikhail Mishustin, ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, si dhe 367 invidëve të sanksionuar nga BE javën e kaluar.





Në një deklaratë, qeveria zvicërane tha se ajo do t’i implementoj sanksionet në koordinim me Bashkimin Evropian, duke shtuar se këto sanksione janë ‘sanksione parimisht të mira dhe financiare’.