Lajmet e fundit

E FUNDIT / Kthesë e minutës së fundit, vjen lajmi i shumepritur per shtetin e Ukraines…

Mediat amerikane raportojnë se Polonia pritet t’i japë Ukrainës avionët e saj Mig dhe Sukhoi, të cilat përdorën lehtësisht nga pilotët ukrainas.

 

NBC thekson se ka një tentativë të amerikanëve për të bindur polakët që t’i transferojnë Ukrainës avionët e tyre të prodhimit lindor, të cilët më pas do të zëvendësohen me avionë të prodhimit amerikan, F­16.

 

Media amerikane i referohet burimeve nga Shtëpia e Bardhe teksa raporton se marrëveshja është në përfundim dhe do të konkretizohet në ditët në vijim. Kjo do të rriste shumë fuqinë ushtarake në ajër të Ukrainës, e cila deri më tani ka rrëzuar një numër të konsiderueshëm avionësh rusë.

 

Ky zhvillim vjen në një kohë, kur vetë Presidenti i Polonisë e mohoi pak ditë më parë transferimin e avionëve të tyre në Ukrainë me argumentin se diçka e tillë do të çonte në një uftë me Rusinë. Madje, edhe vetë shefi i NATO­s Stoltenberg tha se asnjë avion apo ushtar i aleancës nuk do të futet në Ukrainë. Megjithatë, duket se kur është vullneti i SHBA­ve, ndryshon edhe qendrimi i NATO­s.