Lajmet e fundit

Ministerja e Gjermanisë tranon Serbët: Kosovarët i kemi lënë pas dore, i kemi zhgenjγer, andaj..

Advertisement

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, para se të fillojë vizitën e saj zyrtare në tri vendet e Ballkanit Perëndimor, ka folur për rajonin, duke thënë se shumica e vendeve të këtij rajoni janë neglizhuar nga Bashkimi Evropian.

 

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

“Duhet ta themi sinqerisht, shumë prej këtyre vendeve i kemi zhgënjyer dhe i kemi lënë pas dore vitet e fundit”, ka thënë Baerbock, në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

 

Ajo tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës tregon qartë se Evropa duhet të jetë e përgatitur të investojë strategjikisht në sigurinë e saj afatgjate, duke shtuar se kjo vlen sidomos për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Paqja e sotme në Ballkanin Perëndimor mund të mos jetë e përsosur – por është e çmuar. Aktorë si Rusia, të cilët nuk kanë int eres për një të ardhme europiane dhe nuk i shmangen nxitjes së konflikteve të pazgjidhura, po ecin drejt këtij krahu të hapur”, ka thënë Baerbock.

Advertisement
Advertisement

 

Shefja e diplomacisë gjermane ka thënë se qëllimi i vizitës së saj në Prishtinë, Sarajevë dhe Beograd është që të dëgjojë kërkesat që kanë qytetarët e këtyre shteteve, si dhe për të qartësuar se “rajonin që gjendet në zemër të Evropës nuk do ta lënë nën ndikimin e Moskës”.
Vizitën ajo do ta bëjë bashkë me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor,Manuel Sarrazin, për pozitën e re e të cilit, tha se tregon që qeveria federale gjermane dëshiron ta emërojë prioritetin politik ndaj Ballkanit Perëndimor.

 

“Jam shumë e kënaqur që këtë pozicion të rëndësishëm tash e ka zënë Manuel Sarrazin. E di që zemra e tij rreh për Ballkanin Perëndimor dhe për të ardhmen e tyre evropiane. Ai do të më shoqërojë në udhëtimin tim dhe tani e tutje do të mbajë lidhje intensive dhe të drejtpërdrejta”.
Kryediplomatja gjermane tha se veprimet e marra ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë tregojnë se “Evropa është e vendosur për të kundërshtuar veprimet agresive të presidentit rus”.

 

“Gjermania ka një interes themelor për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të begatë, shtetet e të cilit janë të orientuara drejt Evropës. Ne do të punojmë për ta arritur këtë, në bisedimet e ardhshme politike, si dhe me investime strategjike – veçanërisht në energjitë ripërtërishme”.

Advertisement
Advertisement