Lajmet e fundit

Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE

Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE. Kështu shprehet presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda në një postim në Twitter.

 

Sipas Nausėda-s, procesi tashmë ka nisur dhe u mbetet ukrainasve që ta përmbushin sa më shpejt.

 

“Populli heroik ukrainas e meriton që ta dijë se janë të mirëseardhur në BE,” shkruan ai më tej.