Lajmet e fundit

Vëllazëria kriminaIe/ Kadyrov: Faleminderit Serbisë dhe Vuçiqit; nuk do të harrojmë vëllezër!

Në një intervistë për Tanjug, këlyshi i Putinit dhe krimineIi mizor i Republikës çeçene Ramzan Kadyrov ka falënderuar vëllezërit e tij ne Serbi që janë duke mbështetur Rusinë.

 

I pyetur se si e sheh faktin që Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq, i vetmi së bashku me Bjellorusinë, nuk vendosën sanksione ndaj Rusisë, Kadyrov tha se kjo ishte një lëvizje vëllazërore.

 

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, janë shembull i shërbimit vetëmohues ndaj atdheut të tyre. Ata janë udhëheqës kombëtarë dhe patriotë të vërtetë të vendeve të tyre, të cilët në politikën e tyre të brendshme dhe të jashtme udhëhiqen nga interesat e popullit të tyre dhe jo nga psikoza sanksionuese e botës anglo-saksone. Vendet tona janë të lidhura me lidhje shekullore vëllazërore të miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat e jetës. Më vjen shumë mirë që politika e ndjekur nga autoritetet serbe dhe bjelloruse, pavarësisht presionit agresiv të jashtëm, kontribuon në forcimin e paqes dhe harmonisë mes vendeve tona. Rusia nuk i ka harruar kurrë veprat e mira! As ne nuk do të harrojmë vëllezër”.

 

Në fund Kadyrov u dërgoi një mesazh myslimanëve që jetojnë në Serbi.

 

“Me kënaqësi të madhe i përcjell përshëndetjet e ngrohta në emrin tim dhe në emër të gjithë popullit vëllazëror çeçen për të gjithë myslimanët në Serbi. I uroj atyre një jetë të qetë dhe të suksesshme në të mirë të gjithë Serbisë. Ne kujtojmë dhe u jemi mirënjohës myslimanëve serbë dhe të gjithë serbëve për organizimin e ngjarjes në kujtim të presidentit tonë të parë, ‘heroit’ të Rusisë, Ahmat-Haji Kadyrov. Vitin e kaluar, vendi priti një tryezë të rrumbullakët ndërkombëtare në 70-vjetorin e Ahmat Haxhit.

 

Verën e kaluar, banorët e rajonit të Rashkës në Serbi më kërkuan të ndërtoj një shkollë për hafizët në Novi Pazar. “Midis Serbisë dhe Republikës çeçene brenda Rusisë janë krijuar lidhje të ngrohta miqësore, të cilat ne synojmë t’i zhvillojmë në mënyrë aktive për të mirën e Serbisë dhe atdheut tonë të madh – Rusisë ”, përfundoi Kadyrov.