Lajmet e fundit

Kimete Berisha: Kurti nuk di të punojë, bota flasin për Raketa, ne për Zeytin!

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pas situatës së krijuar në vend rreth rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, shkruan Periskopi.

 

Bota flasin për Raketa, ne për Zeytin!
Amerika sot i ka vendosur raketat në Poloni, kurse Presidentja, mendt te zejtini, kërkoi nga Amerika, që urgjentisht të ndërhyjë:
t’u thotë tregtarëve shqiptarë në Kosovë, ta lirojnë çmimin e vajit.

Presidentja ka kërkuar ndihmë edhe nga BE-ja, për t’i bindur tregtarët shqiptarë të mos i vjedhin shqiptarët.

Fakti se çmimi i vajit në Kosovë është më i shtrenjti në botë, tregon se shqiptarët janë hajnat më të mëdhenj në botë.

Hajn për hajn, bile ji hajni mē i madh.

Anipse, këta nuk i vjedhin bankat, nuk vjedhin thasë dukati (se s’ka), por këta e vjedhin fukaranë.
(Kurrë, askund, në asnjë roman as në asnjë libër filozofik nuk kam lexuar, ama kurrë, një fjali të mirë për tregtarët).
Qeverisë Kurti nuk ka kandar që ia matë dështimet:
I ka financuar tregtarët,

 

ua ka dhuruar milionerëve komplet Fondin e Ringjalljes Ekonomike dhe i ka liruar nga shtrenjtimi i rrymës.

Kurse, varfanjakëve shqiptarë ua ka shtrenjtuar rrymën.

Albin Kurti i ka forcuar dhe financuar tregtarët, për t’i shkatërruar, vjedhur, dehumaniziar dhe për t’i varfëruar shqiptarët.
Albin Kurti nuk e ka situatën në kontroll. Kryeministra të Kosovës sot janë tregtarët, janë hajnat.
Ata vendosin kur dhe sa shumë duhet ta vjedhin popullin…

Albin Kurti nuk di të punojë.

Anipse sot e ka hetuar një konspiracion në çmimin e vajit. Kryeministri e ka vërejtur një detaj që e zbulon krimin e organizuar. Tha: vaji nuk kushton 3,50 centë, por 3,49 centë, dhe ky 1 centëshi e sqaron situatën.

 

Kryeministri nuk e merr parasysh se 1 centë në Kosovë nuk ekziston, tregtarët nuk ta kthejnë kusurin deri në 5 centë.

Albin Kurti nuk ka përvojë pune, ka vetëm fjalë të kota dhe mesele të palogjikshme.
Kosova po degradohet, qytetarët po treten, po varfërohen.

Kemi mbetur në mëshirën e profiterëve të luftës dhe ‘filozofit të paditur’.

Qeveria nuk ka mekanizëm për ta mbrojtur popullin (shqiptar) prej kriminelëve.

Tregtarët e kanë kuptuar se kjo qeveri nuk di të punojë, që nuk kuptojnë, nuk marrin masa, dhe prandaj tregtarët po bëjnë kërdi.

Nëse vazhdon kështu, dhe nëse shpejt nuk largohet kjo qeveri apo nuk reformatohet (të gjendet dikush që di të punojë, së paku në ekonomi), kjo politikë po e shpie vendin në vetëvrasje kolektive.

 

(Veç Kosova dhe Shqipëria po e vjedhin popullin e vet!
S’po ju vjen inat prej Serbisë e Maqedonisë).
Kosova sot është pa pushtet.
E braktisur komplet, edhe nga ambasadorët e huaj…

Ambasadorëve më nuk u dëgjohet zëri.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, te koka i rri Shqipërisë, për çdo gjë, si bebes,

ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë hesht, sepse nuk ia lëshojnë rendin.

 

Kryeministri ia ka bërë të qartë se Kosova është ‘shtet sovran’!
Që e keni harruar luftën tregon paniku për vaj!
Cili prej jush e ka marr vajin me vete nën sqetull kur ka ikur nga lufta!

Në luftë të duhet arma, konservat, jakna termo dhe optimizmi…

 

A po e sheh ti dikë në Ukrainë duke ikur me zejtin n’dorë.
Tash s’e përdorim më se nuk kemi gazeta…

P.S. Kujdes po të derdhet zeytini n’këtë situatē, e t’m’lo’ gjaku’ masandej…

(Zeytin – turqisht – do të thotë – ullinj.)