Lajmet e fundit

Kreu i LPK-së: Si i dolën lotët Rifatit kur u shpall Ademi kryekomandant i UÇK-së, fola me Thaçin për idenë

Shkruan: Bedri Islami

Rifat Jashari është vëllai i madh i Adem dhe Hamzë Jasharit. E kam njohur herët, ende pa nisur Iufta e hapur në Kosovë, dhe mes nesh kanë qenë vëllezërit Lladrovci. Ata ishin, si të thuash, nyja e përbashkët e shumë njerëzve.

Në të gjithë pamjen e tij, krejt e zakonshme, vetëm tek sytë ka të veçantën e Fisit të tij; asgjë nuk flet se mund të jesh takuar me njërin nga ata që ka parë më shumë se mund të bartë, jo një njeri i vetëm, por disa breza njëkohësisht.

Tashmë dihet historia e rënies së Familjes së tij, familjes së ngushtë, brenda tri kullave, dhe familjes së gjerë në lagjen e Jasharëve. 58 vetë të vr.arë në tri ditë ishte më shumë se gjëmë. Nuk e merrja me mend se si do të mund ta përballonin ata që kishin mbijetuar. Ishte në ato rastet krejt të veçanta kur mund të thuhej “m.jerë të gjallët”.

Në sallën e improvizuar për të pritur mijra e mijra njerëz, ishin fotografitë e të rënëve, veshur me uniformën e UÇK-së, dhe, pak më poshtë tyre, rrinte e priste ng.ushëllimet, ata të paktë që kishin mbijetuar, Rifati dhe djemtë.

Me Lulëzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit dhe Ramiz Lladrovcin,ish ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, rrinim diku jashtë sallës dhe bisedonim për Iuftën që ishte bërë. Ata kishin arritur ndërkohë të lidheshin nëpërmjet telefonit me bashkëIuftëtarët e Ademit dhe të Hamzës dhe kishin mësuar shumëçka. Por jo të gjitha.

Ne flisnim për këtë ngjarje epike, unë rrija dhe shikoja atë djalë të ri, të hequr në fytyrë aso kohe, me pikēllimin e madh në sy, por që asgjë tjetër nuk mund të tregonte se mbi hijen e atyre syve kishte kaluar ai pikēllim që nuk mund ta mbante as mali. Shikoja më tej bacën Rifat, nuk e dija se çfarë kishte brenda vetes, e përsëri, si një njeri që nuk isha mësuar ende me dhímbjen e madher, nuk do të ishe çuditur nëse ai për një çast do e lëshonte veten. Ky ishte në ato rastet kur loti nuk të korit.

Ende nuk dihej me siguri numri i të v.rarëve, por dihej tashmë, se kishin shpëtuar vetëm ata që asaj nate nuk kishin qenë në shtëpi. Dihej se tashmë ishin v.rarë tre breza njëherësh, dhe po të mos e dije këtë fakt që të rrënqethte, as që mund të dalloje tek sytë, tek fjalët dhe tek qëndrimi i Lulëzimit atë që kishte ndodhur.

Hyra në sallën e mbushur me njerëz. Nuk e kam ditur se çfarë do të mund të thoja dhe ende nuk e di se çfarë kam thënë, se fjalët e zakonshme të ngushëllimit, jo vetëm ishin të pafuqishme, por më shumë se kaq, ishin të pazakonshme. Rifat Jashari ishte aty, si një pjesë e shkëmbit të Prekazit të tij, i shpërngulur në atë sallë të atij qyteti të huaj, Mynih, përballë atyre mijra e mijra njerëzve që vinin e vinin dhe nuk mbaroheshin, u jepte të gjithëve bisedën e zakonshme dhe të pazakonshme, fliste qetësisht, tepër qetësisht, përgjigjej ngadalë, dhe sytë kishin fshehur brenda vetes atë pikēllim që nuk mund të mbahej. As nuk mund të mendoje se mund të kishte rrëshqitje loti, ndonjë rrokullimë njerëzore të lotit, në fund të fundit e kuptueshme për të gjithë, sepse njeriu që ishte para tyre kishte humbur në tri ditë Iufte dhe njëzet vjet qëndrese atin dhe nënën, vëllezërit, gruan dhe kunatat, shumë nga fëmijët, nga nipërit e mbesat, dajën Osman, kushërinjtë, që edhe po të rrije të mendoje për të gjithë njëherësh, do të ishte e natyrshme që pikēllimi të kishte zbritur në sytë e tij.

Kishte në të gjithë qëndrimin e tij dhe të nipërve të tij, diçka që nuk mund të kapej nga njerëzit e zakonshëm, dhe që, edhe shumë më vonë, nuk kam arritur ta kap atë. Ishte diçka mes të përjetshmes dhe stoikes, mes mitit që tashmë ishte i pranishëm dhe të zakonshmes jetësore që kishin patur ata njerëz në jetën e tyre, ishte diçka mes dhimbjes së tyre të veçantë dhe dhimbjes për fatin e kombit, ku ky i fundit ishte ngaherë i pari.

Unë nuk kam arritur të shoh ndonjëherë dhe dhëntë zoti të mos shoh kurrë një qëndresë të tillë. Nuk kam parë kurrë sepse ishte e papërsëritshme dhe nuk do të doja të shoh kurrë, sepse FIíjímí i Jasharëve, është më se i mjaftueshëm për të ngritur të ardhmen e një kombi.

Atë ditë kam menduar se ky burrë nuk e njeh lotin, por kisha qenë i gabuar.

Nuk e dija se kisha para vetes edhe një shembull tjetër.

Në qershorin e vitit 1999, menjëherë pas Iuftës, ishte e logjikshme që Jasharët të kthehen. Ishte një kthim i pritur, simbol i jetës që do të riniste. Ne vendosëm të kthehemi së bashku. Baca Rifë, tre djemtë e Jasharëve dhe unë, thjesht si mik i familjes. Ndërsa po bëheshin gati të niseshim, vura re se tashmë ata kishin blerë gjithshka që i duhej fillimit të jetës, deri tek gjërat e pritjes së miqve, me të cilat do të rifillonte jeta.

Atë botë, ndërsa po niseshim, baca Rifë më pat thënë, “Kur të jemi atje, në Drenicë, ku ta dish, ndoshta më lëshon forca, janë fëmijët aty dhe kushedi se si e kanë përballuar; por, ta shikosh se po lëshohem, më kap fort, se mos koritem. Më kap fort”. Udhëtuam së bashku, në mijra kilometra dhe fjetëm një natë në shtëpinë e Shaban Sinanit, mikut të njohur të iIegalëve të Kosovës, por edhe gazetarit të shquar.

Nuk do të flas për atë udhëtim, sepse gjithshka ka mbetur në memorje.

Shqetësimi më i madh ishte tek Bekimi, djali i Hamzës, jo vetëm sepse ai gjente tashmë vetëm një motër, shpëtuar rastësisht nga Iufta, por edhe si natyrë ishte më i heshtur. Të gjithë kishim qenë të gabuar. Ndodhi një gjë e jashtëzakonshme. Të mbijetuarit e Iuftës ngushëllonin ata që kishin ardhur nga larg, u jepnin forcë, i qetësonin, u thonin ngadalë të mbahen se edhe ata janë mbajtur, i përkëdhelnin duart, i lëmonin shpatullat e lodhura nga rruga, u shikonin dritën e syrit, u dukeshin më të rritur dhe vetë ata ndjeheshin tashmë tjetërsoj: Sepse kishin riardhur baca Rifë dhe djemtë e shtëpisë.

Pika e lotit, e rëndë sa një det, nuk ishte e pranishme. Nuk e di se si janë gatuar ata njerëz, ama e di krejt mirë se ata që shkuan lanë pas vetes pjesë të denjë të Fisit të tyre.

Por unë e kisha parë lotin në sytë e Rifat Jasharit dhe kjo kishte ndodhur jo shumë larg asaj dite. Ka qenë hera e parë që kam parë të rrokulliset një lot nëpër faqen e tij, ashtu qetësisht, e përhumbur në vetminë e saj. Dhe nuk kishte lidhje me dhímbjen, kishte lidhje me jetën.

Ja si ndodhi:

Në ditët e fundit të Iuftës, baca Rifat ishte i sëmurë dhe u shtrua në spitalin e qytetit të Mynihut. Ishte në një dhomë në kat të parë dhe sëbashku me një mik timin, Abdyl Hima dhe Lulëzimin, shkuam ta takojmë. I vinte rëndë që kishte ndenjur shtrirë në ato ditë Iufte.

Pak para se të shkoja, kisha qenë pjesë e një lajmi të ri, që do të emëtohej të nesërmen në të gjitha emisionet e lajmeve në gjuhën shqipe. Pak kohë më parë kisha biseduar me drejtorin e atëhershëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi. Edhe ai e kishte mendimin se duhej bërë publik, fakti tashmë i ditur, se komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në momentin që ishte v.rarë, kishte qenë Adem Jashari. Por edhe kjo nuk kishte qenë e mjaftueshme, ndaj duhej marrë një vendim i përmasave më të mëdha. Dhe këtë vendim, që do të bëhej publik ditën e nesërme, po shkoja t‘ja jepja më së pari Rifat Jasharit. Sepse atij i takonte ta dinte i pari, sepse ai nuk duhej ta mësonte nga emisionet e lajmeve. Edhe Lulëzimi nuk dinte gjë, ai ishte mësuar me vizitat e mia dhe me udhëtimet e përbashkëta dhe mund të them bindshëm, se Adem Jashari mund të mburret me djalin e tij.

Nuk dija se si të filloja, por më pas i thashë: “Baca Rifat, unë kam ardhur edhe për të sjellë një lajm të ri. ndoshta ndihmon që të shërohesh më shpejt. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë vendimin për të shpallur Adem Jasharin, Komandant të Përgjithshëm legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ai më dëgjoi me vemendje, fjalët e mia ishin të pakta, por ai u përqëndrua. Pashë se si një lot e tradhtoi njeriun e mirë dhe ai desh ta fshijë shpejt. Një lot që rrëshqiste tinëzisht nëpër faqet e lodhura të njeriut që nuk kishte qarë asnjëherë deri asaj dite. Dhe njeriu që kishte humbur aq shumë në këtë Iuftë nuk kishte mundur të mbahej më shumë: E tradhtoi një pik loti.

Do të thotë dikush “e çfarë është një pikë loti”. E unë do i përgjigjesha se ai nuk është lot i zakonshëm, por lot Jasharësh. Prandaj ka edhe vlerë.

E kam parë atë njeri të jashtëzakonshëm në rrethana kur të tjerët, ndoshta nuk do dinin se ku e kishin mendjen. E kam ditur që në fillim, por e mësova shumë mirë më pas, se si i kishte dashur ai njerëzit e tij; e kam përjetuar dhimbjen si të gjithë shqiptarët, por e kam parë edhe në rreth të ngushtë, kur më fliste për fëmijët që tash nuk ishin më, se si kishte folur me ta dhe çfarë i kishin thënë dhe zëri i dridhej lehtas… ishte një ndjenjë njerëzore, pa të cilën nuk mund të kuptohen Jasharët e mëdhenj.