Lajmet e fundit

Si U Shkatërrua Martesa E Arbana Osmanit, Prapaskenat E Divorcit Të Vështirë Pas 16-Vitesh

 

Pak ditë më parë u përfol se moderatorja e njohur e disa formateve në “Top Channel” dhe atij aktual “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani është duke kaluar një krizë në martesën e saj, pas plot 16 vitesh.

 

Sipas disa mediave, ajo dhe bashkëshorti i saj me profesion financier, Ardit Kero, janë në prag të divorcit. Kujtojmë këtu se, Arbana dhe bashkëshorti i saj kanë një lidhje të gjatë dhe së bashku kanë edhe një djalë, i cili quhet Jon.

 

Portalet më të njohura kanë shkruar se moderatorja tashmë nuk jeton më në njëjtën shtëpi me partnerin, duke nisur jetë të re së bashku me djalin. Ndërkohë që, një fakt tjetër që dëshmon ndarjen e tyre është edhe se gjatë puntatave më të fundit, Arbana është shfaqur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” pa unazën e martesës në gishtin e dorës së majtë.Shty’p ha psiren rek.lamuese me poshte per te lexuar lajmin ne vazhdim.. ↓↓

 

Vetë moderatorja deri më tani nuk ka asgjë reagim, duke konfirmuar në heshtje se martesa e saj për gati dy dekada është drejt fundit. Moderatorja shqiptare ka qenë gjithmonë e rezervuar në lidhje me partnerin e saj, madje edhe fotot që ka me të janë shumë të pakta. Po, a është kjo një ndarje e paqtë dhe me mirëkuptim, apo nga ato ndarjet e vështira me mllef?

 

Burime të afërta pranë çiftit kanë pohuar për “Panorama Plus” se natyrisht që kontradiktat mes çiftit kanë ekzistuar dhe natyrisht që nuk bën pjesë te ndarjet me mirëkuptim. Madje, partneri i saj, pas vendimit, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar paksa situatën e vështirë.Shty’p ha psiren rek.lamuese me poshte per te lexuar lajmin ne vazhdim.. ↓↓

 

Po si u njoh Arbana Osmani para gati dy dekadash me një djalë, që nuk ishte pjesë e televizionit, financierin Ardit Kero? Siç e ka rrëfyer dhe vetë Arbana në ndonjë intervistë të rrallë për jetën private, shkak për njohjen e tyre u bë miku i saj Bojken Lako, i cili njëkohësisht kishte shok Ardit Keron.

 

Vitin e kaluar, Arbana iu rikthye kësaj historie në media, duke rrëfyer fillimet e saj në radio, në 20-vjetorin e “Top Albania Radio”. Në një intervistë për “Pop Culture”, Osmani rrëfeu se edhe asaj ia kanë mbyllur dikur derën në fytyrë dhe pikërisht ai që sot është një prej miqve të saj më të mirë, Lako.Shty’p ha psiren rek.lamuese me poshte per te lexuar lajmin ne vazhdim.. ↓↓