Lajmet e fundit

Udhëtim falas në trafik urban / Merret vendimi, Policët, Zjarrëfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore do e kenë falas

Përparim Rama ka marrë edhe një vendim. I pari i kryeqytetit ka vendosur që të liroja nga pagesa e trafikut urban Policët, Zjarrëfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.

 

Këtë vendim e ka marrë për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.

 

“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.

 

Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja” thuhet në vendimin e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/