Lajmet e fundit

Për Vuciqin nuk do të ketë qetësi/ Do flitet Shqip në“shtëpi” të serbit !!, Shaip Kamberi kandidon per deputet sërish më 3 prill…

Për dy vjet, Shaip Kamberi qe një ndër deputetët e paktë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

 

Gjatë kësaj kohe, ai ngriti për diskutim çështje problematike me të cilat përballeshin shqiptarët e Luginës së Preshevës por që thotë se u ballafaqua me diskriminim të vazhdueshëm.
Shaip Kamberi: Një politikë albanofobie e cila është shprehur shumë shpesh edhe nga vetë ministrat, sidomos nga ministri aktual i Punëve të Brendshme Aleksander Vulin, i cili është autor edhe i projektit politik i forcave serbe, një mungesë vullneti për të dëgjuar problematikat tona.

 

Megjithatë, Kamberi po kandidon përsëri për ulëse në parlamentin e Serbisë. E thotë se do të shtyjë përpara çështje të rëndësishme për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bojanocit.
Shaip Kamberi: Njohja e diplomave, integrimi në organet shtetërore, zhvillimi ekonomik, demokratizimi i shoqërisë, largimi i influencës politike ndaj gjyqësorit, janë temat me të cilat u ballafaquam legjislacionin e kaluar por që mbeten prioritet.

 

Synim i tij mbetet edhe bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, sidomos për përfshirje në marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.
Shaip Kamberi: Do të rregullonte jo vetëm raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe do trajtimin e barabartë të komuniteteve që jetojnë këto dy shtete.

 

Shaip Kamberi, në zgjedhjet parlamentare në Serbi që mbahen më 3 prill kandidon si pjesë e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, bashkë me 9 kandidatë tjerë, shqiptarë dhe pjesëtarë të pakicave tjera në Serbi.