Lajmet e fundit

Burri Nd Ahet Nga Gruaja 17 Vjeçe: Ajo Nuk Kishte Shkollë, Por Kishte Dash Nor. Mi Niste Mua SMS E Të Dashurit

Advertisement

Burri nd ahet nga gruaja 17 vjeçe: Ajo nuk kishte shkollë, por kishte dash nor. Mi niste mua SMS e të dashurit

Ai quhet Serian Stafa dhe është 27 vjeç. I riu nga Shijaku është babai i një djali tre vjeçar. Ai ishte sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24,

për të bërë publik shqetësimin e tij dhe për të kërkuar ndihmë pasi ka më shumë se 6 muaj që nuk takon dot djalin e tij tre vjeçar dhe gjithçka ka ndodhur pas div orcit. Stafa është martuar në vitin 2013 me një vajze nga Burreli. Irena Kola është aktualisht 22 vjeç dhe në momentin e martesës ka qenë vetëm 17 vjeç. Së bashku ata qëndruan vetëm katër vit e dhe me pas shkuan drejt zgjidhjes së martesës.

Advertisement

I riu shprehet se problemet nisën që në fejesë kur ai kuptoi se vajza nuk kishte as 6 klasë shkollë siç i kishte thënë shkesi.
“Nuk doli ashtu siç e mendoja. Kisha shumë besim. Kur u fejuam e u martuam, bëmë gjërat, kemi pasur grindje e probleme që mund edhe të ndaheshim por nuk ndodhi. Kërkova që në fejesë ndarje por nuk u bë, prindërit nuk donin. Por ajo nuk ishte ashtu siç më treguan. Nuk kishte bërë shkollë pothuajse fare, as 2 herë 2 nuk dinte. Më kishin thënë që kishte bërë 6 vjet shkollë, as 6 nuk kishte bërë. Arsimi ishte shumë pro blem për mua. Jo se kam unë shumë por të paktën arsimin elementar”, tha 27-vjeçari.

Në vendimin e Gjykatës, kujdestaria iu la nënës dhe babai kishte detyrimin mujor prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe takimet mujore. Seriani tregon se nuk ka paguar në këto 6 muaj asnjë de tyrim, pasi është i papunë dhe nuk ka asnjë të ardhur. Ai thotë se do vetëm ta takojë të birin dhe jo ta marrë. Për më tepër 27-vjeçari nuk e ka përmendur tr adhtinë në gjyq. Ai tha se ish-bashkëshortja e ka tradhtuar pas martese dhe këtë e ka zbuluar kur i ka dërguar një mesazh në telefon gabimisht, në vend se t’ia tregonte të dashurit.

“Kam toleruar gjithçka deri sa kam gjetur telefonata dhe mesazhe. Ajo dërgoi mesazh që do ia çonte atij, e dërgoi gabimisht tek unë. Unë mora të atin në telefon dhe i thashë hajde merre gocën. Lidhjen e ka filluar pas martese. Më vonë nga ato që kam dëgjuar, kam kuptuar se ajo nuk ka dashur të martohej. Ka qenë një martesë e detyruar. Kur e takova për herë të parë ajo filloi të qante. I thashë nëse nuk do, nuk ke pse pranon. Kemi biseduar shumë herë para martese. Ajo tha që të ndryshojë dua një fëmijë që të vazhdojmë jetën”, tregon Seriani.

Advertisement
Advertisement