Lajmet e fundit

Vuçiq në takim urgjent me shtetet e Quintit, serbët nga Kosova paralajmëruan largimin nga të gjitha Institucionet e Kosovës?

Advertisement

Mediat në Serbi kanë raportuar se mbledhja e Këshillit të Serbisë për Siguri Kombëtare po vazhdon që tashmë disa orë dhe se janë duke vazhduar edhe bisedat mjaft të vështira dhe komplekse të krerëve serbë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

 

Në takim po marrin pjesë edhe gjykatësit e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetarët e të gjitha “organeve të përkohshme” në Kosovë, drejtorët e institucioneve shëndetësore, shefi i njësisë për intervenime dhe përfaqësues të Institucioneve tjera, kanë raportuar mediat serbe, përcjellë Gazeta Blic.

 

Një nga temat kryesore të takimit është vendimi i autoriteteve të Kosovës për të ndaluar serbët në Kosovë që të votojnë në zgjedhjet serbe, që zhvillohen më 3 prill.Vuçiq u largua shkurtimisht nga takimi, për tu takuar me përfaqësuesit e shteteve të Quintit, nga të cilët kërkoi konsultime urgjente.

Advertisement

 

Siç kanë raportuar mediat serbe, serbët dëshirojnë të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë këtu edhe nga policia, që të dorëzojnë armët dhe që në mënyrë paqësore dhe demokratike ti kundërvihen autoriteteve në Kosovë.Sipas këtyre burimeve, Vuçiq nuk ishte aspak i lumtur me këtë propozim dhe pyeti serbët nga Kosova “se çfarë do të bëjmë një ditë më vonë”.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë sërish kanë apeluar te Vuçiqi se nëse shteti nuk i mbron, serbët do të jenë të gatshëm që të largohen kolektivisht nga Kosova, duke pasur parasysh në veçanti mungesën e reagimit nga ana e BE-së dhe të atyre institucioneve në Kosovë, të cilat janë përgjegjëse për respektimin e të drejtave të njeriut.

Advertisement
Advertisement