Lajmet e fundit

Ish-Bashkëshorti Feston Ditëlindjen, Rudina Dembacaj I Bën Urimin Special…

Rudina Dembacaj ruan raporte mjaft të mira me ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj.

 

Të dy ata kanë treguar se kanë mbetur miq të mirë pas divorcit, edhe për shkak të vajzës së tyre, Viktorias. Sot Aleksi feston ditëlindjen dhe mes urimeve që ka marrë nga të afërmit nuk ka munguar dhe urimi i veçantë nga Rudina.

 

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të Aleksandrit, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë të voglën, Viktoria.
“Gëzuar ditëlindjen babo”, ka shkruar Rudina përkrah fotos me Aleksandrin dhe të bijën.

 

Në vitin 2019, Rudina konfirmoi ndarjen nga ish-bashkëshorti, vetëm 3 vite pas martesës së tyre. Ndërkohë para disa muajsh ajo mori një super propozim për martesë nga partneri i saj aktual, Mark Frroku.

 

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Mark Frroku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.