Lajmet e fundit

Kur Do Të Përfundojë Lu.Fta Në Ukrainë? Mund Të Varet Nga Mamaja E Binjakëve Të Putinit…

 

Fundi i lu.ftës mes Rusisë dhe Ukrainës mund të varet nga Alina Kabaeva, e dashura e Vladimir Putinit. Sipas raporteve nga “Page Six”, ish-gjimnastja është nën presion për t’ia ndryshuar mendjen liderit rus. “Miqtë e Alinës po i luten që të kthehet në Rusi dhe ta bindë Putinin të ndalojë lu.ftën, – thanë disa burime anonime. – Duket se ai nuk dëgjon askënd, por mund ta dëgjojë atë”.

 

Prej disa javësh, Alina ndodhet në Zvicër, në një vend të panjohur, bashkë me dy vajzat e Putinit. Duket se presidenti rus bëri gjithçka për ta siguruar gjysmën e tij më të mirë përpara pushtimit të Kievit. Ish-sportistja disponon disa pasaporta false, me të cilat mund të lëvizë pa ngjallur shumë dyshime.
Peticioni kundër Alinës

 

Ndërkohë, në “Change.org” ka nisur një peticion për dëbimin e të dashurës së Putinit nga Zvicra. Apeli tashmë është nënshkruar nga 60 mijë persona. Promovuesit e nismës kujtuan “se zonja Alina Kabaeva nuk është vetëm një grua e thjeshtë e korruptuar nga marrëdhënia me diktatorin rus, por është edhe kri.minele kundër njerëzimit.

 

Ndër të tjera, ajo ishte një nga pionieret e projektimit të një ligji, që në Rusi është quajtur “Ligji i të liqve”, i cili e bëri të pamundur adoptimin e mijëra jetimëve rusë jashtë vendit”. Më pas, në tekst thuhet: “Alina, e cila në atë kohë ishte deputete në Dumën ruse, miratoi me bindje çdo projektligj antikushtetues të propozuar nga presidenti Putin.
Kabaeva, – thonë nënshkruesit, – e mbështet këtë lu.ftë duke e përshkruar atë jo si një agresion në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por si një operacion special”.
Kush është Alina Kabaeva

 

Vajza e një ish-futbollisti sovjetik, Alina Kabaeva është një ish-yll i gjimnastikës ritmike ruse. Sot 38 vjeçe, ajo ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike dhe kampionatin botëror. Sidoqoftë, në vitin 2001, në Madrid, fitorja e saj u anulua për doping.

 

Më vonë punoi si modele dhe sipërmarrëse, përpara se të hynte në botën e politikës. Nga viti 2007 deri më 2014 ishte deputete e Dumës, në radhët e partisë “Rusia e Bashkuar”. Në shtator 2014 ajo u bë kryetare e bordit të drejtorëve të “National Media Group”, një grup mediatik që kontrollon Izvestia, Channel One dhe TV.
Nga dashuria e saj e fshehtë me lideren e Kremlinit, ajo lindi binjakë më 2015. Nga viti 1983 deri më 2014, Putin ishte i martuar me Lujmila, e cila e bëri atë baba të dy vajzave; Maria dhe Ekaterina, tashmë të rritura.