Lajmet e fundit

Vuçiç: Do Përdorim Portin E Durrësit Për Të Importuar Naftë Nga Lindja E Mesme

Po diskutojmë importin e naftës nga Lindja e Mesme nëpërmjet portit të Durrësit” kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Vuçiq theksoi se tashmë ishte në bisedime me partnerë nga Lindja e Mesme për mundësinë e importimit të naftës nga Serbia, si dhe për dërgimin e saj në vendin e tyre përmes portit shqiptar të Durrësit.

 

Vuçiç tha se nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën, gjegjësisht nëse Serbia do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse.

 

“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkojmë. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi bote dhe automjete, një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”, tha Vuçiç.

 

Ai shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë.Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se nesër Qeveria do të bëjë përjashtim nga vendimi, në mënyrë që 31 mijë tonë grurë, sipas marrëveshjes së mëparshme, të dërgohen në Shqipëri.