Lajmet e fundit

Vuçiq në përvjetorin e bσmbardίmeνe të NATO’s: Jemi aq të fortë sa të mos i bie ndërmend askujt të na suImojë më…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot përuroi shtatoren e Veljko Radenovic, nënkolonel i policisë serb që kishte sulmuar Rahovecin më 1998’n me njësitin special të policisë. Këtë person që ka lindur e jetuar në Kosovë, e punoi deri më 1999 në nënshtrimin e fqinjëve të tij shqiptarë në Kosovë, Vucic e ka shpallur hero serb.

 

Presidenti serb Vucic i ka mëshuar fort nacionalizmit serb tash që ka fushatë zgjedhore dhe duke e parë ngjarjet në Ukrainë. S’lëshoi rastin as sot të përurojë shtatoren e nënkolonelit në policinë serbe e komandant i njësitit special Veljko Radenovic.

 

Vucic e quajti hero të madh Radenovic pasi i ka ‘mbrojtur fëmijët serbë’ kur ishte më së keqi sipas tij. Ai kishte nderuar pas vdekjes ‘gjeneralin’ me urdhrin e Sretenit këtë vit në ditën shtetërore të Serbisë.

 

Radenovicin e lartësojnë serbët për udhëheqjen e tij në betejën e Rahovecit më 1998 kundër UÇK’së të cilët sipas tyre paskan kryer krime ndaj fëmijëve. Radenovic ka qenë komandant i policisë famëkeqe serbe në Prizren deri më 1999’së dhe vazhdoi në detyrë deri sa vdiq më 2012’n. Policia serbe e asaj kohe lëre që kreu krime lufte bashkë me grupe paramilitare por edhe organizoi fshehjen e dëshmive të masa.krave ndaj shqiptarëve në Kosovë.

 

Vucic në lëvdatat për këtë person gjeti hapësirë të nxjerrë paralele ende dhe të lartësojë veten dhe të shtojë ca kërcënime.
“Ne si shtet gjendemi në një prej situatave më të rënda historike, nuk e dimë se çfarë na sjellë nata, e çka mëngjesi të nesërmen. Por gjithsesi e dimë se politika jonë duhet të jetë një e paqes, stabilitetit, kurrë s’kërkuam diçka më shumë se ajo që na takon. Do të kemi mjaftueshëm mençuri dhe trimëri të mbrojmë atë që është e jona” porositi Vucic.

 

Ai vazhdoi me këtë qasje të mentalitetit të shtetrrethimit duke i porositur serbët që të jenë të kujdesshëm e të mençur, derisa i porositi që të mos turpërohen të flasin se do të jemi edhe më të fortë. “Jo që do të sulmoni dikë, por që askujt kurrë më mos t’i shkoj as ndërmend që këtë shtet ta sulmojë. Kemi çfarë të mbrojmë” tha Vucic.