




Grida Duma është takuar këtë të dielë me qytetarët në Golem, Synej dhe në Luz, me të cilët ka diskutuar për kontributet dhe mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike.





Duket se pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Grida Duma ka preferuar të vijojë takime në zona të ndryshme të Kavajës.





Ndërsa i falënderon që nuk u përkulën dhe sipas saj vijojnë të mos përkulen, Duma thotë se demokratët nuk dorëzohen.
Statusi:
Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanê sot mirënjohjen më të madhe e të thellë!





Në Golem, Synej e Luz, zhvilluam biseda të qarta për meritën e qëndrimet e vyera së pari të demokratëve.
Falenderime për gjithë që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen!
Demokratët nuk dorëzohen!