Lajmet e fundit

Majmunit Me I Thanë Se Në Prishtinë…/ Vjen ‘Goditja’ E Rëndë Për Baton Haxhiun…

Baton Haxhiu, i cili në Kosovë njihet edhe si njeri i Jovica Stanishiqit, ish shefit të Shërbimit Sekret Serb UDB, në një intervistë të dhënë së fundi ka thënë se është i habitur se si Kosova është e lirë përderisa në Prishtinë, sipas tij, nuk është bë asnjë minutë luftë.

 

A e di ku e kam inatin, kur e shoh Ukrainën, kur e shoh Kievin, kur i shoh të gjitha këto, si është e mundur që kryeqyteti jem asnjë plumb nuk e ka dhënë kundër Serbisë. Se ka ba asnjë luftë nëpër lagje. Se ka ba asnjë atentat. Kjo është dhimbja e madhe dhe nuk e kuptoj qysh për shembull Gjakova, është i vetmi qytet fatkeqësisht, dhe këtu e them s’di qysh e kemi fitu lirinë. Këtë e kam dhimbje, si është e mundur që jemi të lirë dhe në kryeqytet nuk është bë asnjë minutë luftë“, tha Baton Haxhiu.

 

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e Gazmend Islamit, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë.

 

Nëse e dëgjon deklaratën e dhënë të këtij antishqiptari, mundesh me marr me mend se ku jemi si shoqëri na! Baton Haxhiu e din shumë mirë që në Prishtinë, njësit gurile kanë bërë atentat në Popoviqin, gjegjësisht njësia operative e Llapit, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci! Antishqiptarit me i thanë që në Prishtinë kanë vepruar, njësiti gueril Rexhep Mala në vitet e 90 nga LKÇK- ja!”, ka shkruar Islami, përcjellë “Bota sot”.
Më tej, Islami e quan “majmun” Baton Haxhiun.

 

“Majmunit me i thanë që në aksione në Prishtinë është vrarë komandanti, Agron Rrahmani! Në aksionin tjetër janë vrarë komandanti, Hyzri Talla, Afrim Maliqi e shumë ushtar të tjerë! Njësiti gueril, BIA ka vepruar gjatë gjithë kohës në Prishtinë! Qytetar të dashur, çka do të thojnë fëmija tanë kur e dëgjojnë një deklaratë të tillë! UÇK-ja është ushtria guerile më e suksesshme në historinë botërore! Ajo me mijëra herë ka qarë kufirin nëpër borë dhe shi, me bartë armatimin në krahë!”, ka shkruar Gazmend Islami.