Lajmet e fundit

Rusia Nuk E Llogarit Kosovën Si Shtet, Por Para 6 Vitesh Atje U Ngrit Flamuri I Saj

Rusia asnjëherë nuk iu ka referuar Kosovës si shtet, mirëpo presidenti saj e përmend shumë shpesh. Por në këtë shtet që se njeh Kosovën, gjashtë vite më parë ishte valëvitur flamuri me pesë yje i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot tha se do ua ndalojnë hyrjen shqiptarëve në territorin e Rusisë, duke mos e llogaritur Kosovën fare si shtet.

 

“Një projekt-dekret presidencial është duke u zhvilluar për masat hakmarrëse të vizave në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të një sërë shtetesh të huaja“, tha Lavrov.

 

Por në vitin 2016, flamuri i Kosovës u ngrit në Kazan të Rusisë, në Kampionatin Evropian të xhudos, ku kampionja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.

 

Gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve, flamuri shtetëror i Kosovës u ngrit mbi atë të Rusisë.