Lajmet e fundit

Flasin Motrat Që U Rrahën Nga ‘Maniaku’ Në Tiranë: Dolëm Për Pazar

Advertisement

 

Denisi i tmerrshëm që rrihte vajza në Tiranë ka nisur sërish sulmet. Një ditë më parë, dy motra u dhunuan prej tij.
Denis T. ju afrua vajzave teksa ecnin në rrugë dhe filloi t’i gjuante me grushte, pa pasur arsye.

 

Në deklaratën e tyre, vajzat M.R dhe A.R kanë treguar se ato ishin nisur për të bërë pazare kur 30-vjeçari u ka dalë përpara dhe i ka dhunuar. Më pas ato janë nisur për të bërë denoncim në Komisariat, por i riu u ka bërë sërish pritë duke i goditur.
Sipas tyre, 30-vjeçari është përfshirë dhe më herët në ngjarje të tilla, teksa ndaj tij ka edhe kallëzime të tjera për dhunë në rrugë. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Deklarata e plotë e vajzave të dhunuara:
Sot rreth orës 13:00, një person i panjohur më sulmoi pa arsye mua dhe motrën time. Ne dolëm për të bërë pazar dhe përfunduam të dhunuara në mes të ditës, në një nga rrugët më të frekuentuara në kryeqytet.

Advertisement

 

Të nisura drejt komisariatit, personi na bëri sërish pritë dhe na sulmoi për të dytën herë. Sipas policisë, nuk është hera e parë që e bën këtë gjë. Denisi ka 8 kallëzime në polici për dhunë në rrugë ndaj personave të panjohur(kryesisht vajzave). Kallëzimi im dhe i motrës time është i 9! Kush e di sa e sa raste të paraportuara. Ama ndaj Denisit nuk ka asnjë rast hetimor të hapur e aq më pak të jetë i dënuar.
Si duket, Denisi ka miqësi të fortë dhe vazhdon palestrohet për të rrahur kë ti dalë përpara! Fajtori këtu është shteti që lë të lirë një njeri i cili dukshëm ka probleme të shëndetit mendor.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Shteti nuk të fal as për një grafiti në rrugë, as nëse e ngre zërin në protestë, por rastet si ky i kalon në heshtje e me prapaskena siç është mësuar zakonisht të bëj. Kësaj radhe as prokuroria dhe as Denisi nuk do ja hedh lehtë! Jo vetëm për vete, por për të gjitha ato vajza që ai ka dhun.uar!

Advertisement
Advertisement