Lajmet e fundit

Flet kolegu i Kurtit nga Zyra e Demaçit, Muçiqi: E mbaj mend kur dha dorëheqje Kurti, unë s’e mora statusin e veteranit…

Advertisement

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 2 mars të vitit 1999, në muajin kur nisën bombardimet e NATO-s mbi Serbinë kishte dhënë dorëheqje nga zyra e Adem Demaçit.
Nëpërmjet një letre, Kurti kishte dhënë dorëheqje për shkak të zhvillimeve në Rambuje.

Letra e dorëheqjes atij iu publikua 23 vjet më pas.

Pas kësaj letre, Demokracia.com ka kontaktuar me disa prej bashkëpunëtorëve të Adem Demaçit në kohën sa ishte përfaqësues politik i UÇK-së.

Një prej pjesëtarëve të asaj zyre, këngëtari i njohur Afrim Muçiqi ka ndarë kujtime nga koha kur bashkëpunonte me Demaçin e Kurtin.

“Unë në atë kohë kam qenë shumë i ri. Kam qenë student në Prishtinë. Pastaj djali i axhës së babit, i ndjeri Shefqet Sylejmani ka qenë i punësuar në atë zyrë. Unë faktikisht kam qenë shumë afër tij. Edhe kemi shku të gjithë në atë, që nga nana ime e kemi çu shumë lule e orendi në zyrën e improvizuar në Tophane. Por, e mbaj mend edhe kyçjen e kryeministrit të tanishëm të Kosovës, pastaj më kujtohet edhe kur ka dhënë dorëheqje dhe ka dalë”, ka thënë Muçiqi për Demokracia.com.

 

Muçiqi tregon se dorëheqjen e Kurtit e kishte marrë vesh një ditë më vonë.

“Jo, nuk e kam parë. Me të tregu të drejtën, ai moment kyç nuk më kujtohet, se e mbaj mend që në atë kohë, pas masakrës në Krushë të Madhe e kam dërguar bacën Adem me veturën time private, duke i kaluar shumë punkte të policisë, në një vizitë të krerëve dhe një pjese të shtabit atje, por të nesërmen në mëngjes e kemi kuptu që Albini nuk është më në zyrë”, ka treguar Muçiqi.

Advertisement
Advertisement

Demokracia.com e ka pyetur Muçiqin nëse ai e gëzon statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse ka qenë pjesë e zyrës së Demaçit dhe pjesë aktive e luftës, Afrim Muçiqi nuk ka dashur që ta marrë statusin e veteranit.

Ai për Demokracia.com thotë se ndjehet shumë krenarë për veprimtarinë e tij.

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

Zyra e Demaçit ishte tërhequr nga misioni i saj i parë, siç thuhet në deklaratë, për të mos shkaktuar fërkime brenda UÇK-së, e cila ishte pjesë e delegacionit kosovar në Rambuje.

Në dokumentin e publikuar të enjten në media thuhej se me daljen në shesh të individëve nga radhët e UÇK-së, të cilët po e përgatisnin Marrëveshjen e Rambujesë, “punët ndryshuan”.

 

“Zyra e Udhëheqësit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Adem Demaçi, ka kryer me nder, përpikëri dhe ndërgjegje të lartë punën, aktivitetin dhe detyrat e veta. Ajo me konsekuencë është bazuar dhe ka ndjekur konceptet, parimet dhe bindjet e veta, të cilat janë materializim i vullnetit politik të popullit të Kosovës të shprehur në Referendumin e shtatorit të vitit 1991. Zyra jonë dhe UÇK-ja kishin parime, ideale dhe koncepte të njëjta. Mirëpo, me daljen në shesh të disa individëve nga radhët e UÇK-së, që po përgatiten të miratojnë marrëveshjen e Rambujesë, punët ndryshuan. Ky numër individësh, në këtë mënyrë, braktisën parimet themelore të UÇK-së dhe obligimin ndaj vullnetit politik të popullit, të shprehur në Referendumin e 1991-tës”, thuhet në këtë deklaratë, përcjell

Advertisement
Advertisement