Lajmet e fundit

Ministrja e Albin Kurtit shpenzon 40 mijë euro në Dubai për kënge e valle

 

Si i kushtoi Ministrisë së ministreshës Rozeta Hajdari, 40 mijë euro një luajtje e valles së Shotës në Dubai dhe një performancë e shkurtër e tenorit të njohur Ramë Lahaj, më 17 shkurt 2022?
Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2022, Kosova ishte paraqitur në Dubai me një ‘ushtri’ zyrtarësh për të promovuar vlerat kulturore dhe ekonomike të vendit.

 

Kjo ishte bërë në ngjarjen globale që mbahet për vjet në Dubai, në panairin e njohur ‘Expo 2022’. Panairi që ishte mbajtur nga 1 tetori 2022 deri më 31 mars 2022, me sipërfaqe prej 4.38 km2, EXPO 2022 është nikoqir i 192 shteteve, përfshirë Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.

 

Disa zyrtarë të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ministren e MINT, Rozeta Hajdari kanë marrë pjesë në këtë ngjarje më 17 shkurt 2022.
Eventi ishte hapur me dy valle të Ansamblit “Shota”, me rreth dhjetë valltarë, dhe në mbrëmje kishte performuar me një koncert të shkurtër edhe tenori Ram Lahaj.
E për këto ngjarje, ishin dhënë hiç më pak se 40 mijë euro.
“Promovimin Artistik i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Expo-Dubai”.

 

Kështu quhej tenderi i cili i ishte dhëne pa procedurë të hapur, por me negociim kompanisë “Opera” nga Istogu, pronar i të cilës është Ramë Lahaj. Vlera e kontratës ka qenë 40 mijë euro. Më këto para Lahaj e kishte paguar Ansamblin “Shota” për dy vallet e ekzekutuar para autoriteteve dubaiane dhe më gjerë.

 

Ndërsa, Ministria e ministreshës Rozeta Hajdari, kishte paguar nga buxheti i vet edhe shpenzimet tjera të pjesëmarrësve në këtë ngjarje, si të Ministrit të Bujqësisë (Faton Peci), Zëvendësministres së Kulturës, Daulina Osmani, Ambasadorit në EBA, Xhabir Hamiti, ministres së MINT, Rozeta Hajdari dhe disa zyrtarëve tjerë të nivelit më të ulët.