Lajmet e fundit

Valon Syla i reagon Duda Baljes: Sa lobon për shamia, pse s’po mbulohesh vetë

 

Gazetari Valon Syla përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deputetes Duda Bale duke i thënë se përderisa lobon për shamia, pse s’po mbulohesh vetë.

 

“Dy pyetje për Duda Baljen, sa lobon për shamia në Gjakovë, pse spo mbulohet ajo mas pari? Pse nuk po udhëheq me shembull vetanak duke u mbulu vet me shami?”, ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë:
Gjakova është vendi me traditë të theksuar shqiptare dhe kulturore. Kurrë s’ka pasë probleme identitare. Drejtoresha e shkollës atje qenka sulmuar nga Duda Balje, një ditë para Ramazanit, duket se me llogarirje populliste për 1 grusht vota, për ndalimin e nxënësave me shamia në shkollë publike të qytetit. Dy pyetje për Duda Baljen, sa lobon për shamia në Gjakovë, pse spo mbulohet ajo mas pari?
Pse nuk po udhëheq me shembull vetanak duke u mbulu vet me shami?

 

Mos e teproni me popullizëm, se ska mbet Reçani mi kallxu Gjakovës për referenca kulturore. E poashtu Gjakova me shumë sakrifica gjatë luftës së fundit, se mbaj mend që ju ka përzi boshnjakëve e torëbeshëve për ndoj send. Leni kopallat.