Lajmet e fundit

Video/ Haradinaj për iftar në Pejë jep premtimin e madh, u thotë banorëve se Çakorri e Zhlebi kthehen me Gjyqin e Arbitrazhit

Advertisement

Kosovës i mbetet Gjyqi i Arbitrazhit për ta kthyer Çakorrin e Zhlebin brenda territorit të Kosovës, nëse kufiri nuk korrigjohet me vullnetin dhe bashkëpunimin e Malit të zi, ka thënë kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Haradinajt gjatë një takimi me përfaqësuesit e fshatrave kufitare të rajoneve të Rugovës dhe Podgurit.

Haradinaj, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen aq masive duke thënë se “e kemi pasur nijetin e mirë dhe na ka dal mirë”.

Pasi është lutur për agjëruesit, Haradinaj ka hyrë drejt në temë.

Ai ka lexuar nenin 3 të Ligjit për Demarkacionin të votuar nga Kuvendi gjatë kohës sa ai ishte Kryeministër i vendit.

Advertisement

Haradinaj ka thënë se përkundër ngjarjeve historike në periudha të ndryshme, Kosova dhe Mali i Zi sot janë aleatë që bashkohen nën Aleancën Vëri aAlantike NATO, ku Mali i Zi është anëtar e Kosova aspiron anëtarësimin.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

Lideri i AAK-së ka sqaruar rëndësinë e Marrëveshjes së dy presidentëve dhe ka theksuar se nëse nuk ka vullnet politik të bëhet korrigjimi në Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit, atëherë Kosovës i mbetet Gjyqi i Arbitrazhit.

Haradinaj ka theksuar po ashtu se duhet të kihet kujdes në përgatitjen e materialeve qoftë për korrigjim qoftë për arbitrazh, që Kosova të shenjojë kufirin aty ku është e drejta e saj.

Advertisement

Advertisement