Lajmet e fundit

Kazhani E Sulo Me Rroga Të Majme Në UKT/ Fevziu: E Papranueshme, Jashtë Çdo Standarti!

Advertisement

 

Zbulimi i punësimit të gazetareve Ermira Kazhani dhe Bieta Sulo tek Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, të cilat merrnin një rrogë të majme në këtë ndërmarrje, bëri mjaft bujë, duke ngjallur reagime të ashpra në mbarë opinionin publik.

 

Së fundmi, punësimi i tyre në UKT është komentuar edhe nga gazetari i njohur, Blendi Fevziu.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për “Syri Tv”, Fevziu u shpreh se është e papranueshme që gazetarët të punësohen në struktura të tilla.

 

Sipas tij, një gjë e tillë bie ndesh me misionin e gazetarisë
Ai tha:

Advertisement

 

Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme!

Advertisement
Advertisement