Lajmet e fundit

Bujar Asqeriu Tregon Historine Perlotese Që Fshihet Pas Emrit Të Tij: Ja Pse Në Familje Më Thërrasin Drini…

Advertisement

 

Aktori i njohur, Bujar Asqeriu gjatë një interviste në emisionin ‘’Rudina’’ ka treguar se të gjithë njerëzit e tij të afërm e thërrasin Drini, pasi pas emrit Bujar fshihet një tra.gjedi që ka ndodhur në familjen e tij.

 

Ai ka treguar se prindërit e tij i kanë vënë emrin e vëllai që kishte vd.ekur 6 muajsh dhe se kur kishte lindur ai donin t’ia vinin emrin Drini ose Safet, por këto emra nuk i kishte pranuar punonjësi i gjendjes civile.

 

Më tej aktori ka treguar:
Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai është ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh. Nëna më kishte treguar se kur ishte zgjuar një mëngjes, ai nuk po merrte frymë.

Advertisement

‘’Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela’’, më thoshte nëna. Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar.

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

 

Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: ‘’Çfarë është ky emri lumi?’’. Ata ishte stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por vazhdimisht më thërrisnin Drini.

 

E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin në emrin e që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja.’’
Po ashtu, ai ka treguar se gruaja e tij e thërret Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz në shtëpi.

Advertisement
Advertisement