Lajmet e fundit

Latifi: Grenell është argat i Vuçiqit, qëndrimi i Kurtit ndaj tij ishte ..

Advertisement

Për analistin Blerim Latifi, ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell është argat i Vuçiqit. Prandaj, Latifi thotë se Kosova është me fat që Donald Trump dhe Grenell kanë humbur zgjedhjet, pasi sipas tij, do e kthenin Kosovën nën Serbi.

 

Reagimi i analistit Latifi vije pasi Grenell uroi Aleksandar Vuçiqin për fitoren e tij në zgjedhjet në Serbi.

Grenell me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar:

 

“Urim e Vuçiqit për rizgjedhjen në Serbi. Ne kemi një miqësi të fortë dhe në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe kemi ende shumë për të bërë së bashku”.

Advertisement
Advertisement

E lidhur me këtë, Blerim Latifi thotë se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti ndaj Grenellit ishte i qëlluar.Statusi i tij i plotë:

 

Në kulmin e Iuftës në Ukrainë, Trump, tanimë krejtësisht i çmendur pas rënies nga pushteti, i kërkon ndihmë Putinit në Iuftën e tij politike kundër presidentit Biden. Njeriu i parë nga bota që me plot entuziazëm ia uron fitoren në zgjedhje Vuçiqit, është Richard Grenell.

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për pikëpamjet e Kurtit rreth marrëdhënieve ndërkombëtare, por duhet ta pranojmë se qëndrimi i tij ndaj Grenellit ishte i qëlluar. Ky njeri është argat i Vuçiqit. Në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi me fat që Trump dhe ky i humbën zgjedhjet. Këta na kishin kthy nën Serbi.

Advertisement
Advertisement